36 vatra zjarri gjatë fundjavës në Kosovë, 4 ende aktive
Agjencia për Menaxhimin Emergjent ka bërë të ditur se gjatë fundjavës në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri.
Në njoftim thuhet se nga 36 vatra zjarr, katër vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
“Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.