Jamie Vardy zbarkon në Itali, gati të firmosë me Cremonese-n

Jamie Vardy, sulmuesi legjendar i Leicester City dhe fitues i famshëm i Premier League-s me Claudio Ranierin në stol, është gati për një aventurë të re në futbollin italian.

Sulmuesi anglez pritet të mbërrijë sonte në Itali, ndërsa nesër do të kryejë vizitat mjekësore. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Cremonese-s, duke sjellë një goditje të madhe në merkato për klubin italian.

Pas kryesimit të renditjes, Cremonese po forcon edhe më shumë skuadrën e saj me një emër të madh të futbollit europian. Kontrata e Vardy-t do të jetë njëvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër, nëse ekipi arrin të mbetet në Serie A.

Ky transferim përbën një lajm të madh për tifozët dhe një sinjal i qartë i ambicieve të klubit që kërkon të konsolidohet mes më të mirëve të futbollit italian.