Zhitia: Kushtetuesja ka afat deri më 18 shtator, presioni rritet për formimin e qeverisë në Kosovë
E ftuar në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, gazetarja Albione Zhitia analizoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.
Ajo foli për përfshirjen e Listës Serbe në procesin e interpretimit kushtetues dhe theksoi rëndësinë e afatit të 18 shtatorit, brenda të cilit duhet të zgjidhen kryetari, nënkryetari dhe të bëhet konstituimi i plotë i Kuvendit. Zhitia nënvizoi se PDK dhe LDK po kundërshtojnë ecurinë aktuale, ndërsa Dimal Basha ka vendosur të thërrasë kryesinë e Kuvendit për të vijuar me zgjedhjen e qeverisë.
“Në fakt, Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar vetë Lista Serbe. Ajo ka kërkuar një sqarim nga Kushtetuesja në lidhje me procedurën që tashmë është vendosur dhe ndjekur nga zgjedhja e nënkryetarit të 5-të. Janë votuar 3 nga nënkryetarët nga partitë politike shqiptare dhe pastaj në grup janë votuar nënkryetarët nga partitë e pakicave.
Gjykata Kushtetuese ka një afat deri më 18 shtator, ku sqaron që brenda këtij afati duhet të zgjidhet edhe kryetari edhe nënkryetari dhe të kemi një konstituim të Kuvendit. Nga Dimal Basha tashmë kemi një konstituim. Një gjë e tillë po kundërshtohet nga PDK dhe LDK. Basha ka zgjedhur që të hënën të mbledhë Kryesinë e Kuvendit për të vazhduar procedurat e radhës, që është zgjedhja e qeverisë.” – tha Zhitia.