I dehur në timon, 48-vjeçari përplaset me një makinë në Korçë, plagoset një grua

Një 48-vjeçar në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër në Korçë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë një pasagjere.

“U. S., 48 vjeç, banues në Durrës, u shoqërua në polici, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi A. S., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ngeli e dëmtuar lehtë një pasagjere që ndodhej në mjetin që drejtohej nga 40-vjeçari.”- njofton policia.