VIDEO - Lushnja pa ujë të pijshëm/ Mungon prej të shtunës...
Prej ditës së shtunë, qytetarë dhe biznese në qytetin e Lushnjes kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Shkak është bërë një defekt në linjën e energjise elektrike dedikuar ujësjellësit rajonal të Lushnjes.
Në terren përveç punonjësve të ujësjellësit rajonal Lushnje edhe specialistë të OSSHE Lushnje.
Qyteti dhe rrethinat kanë mbetur pa ujë deri sa të riparohet defekti.