'Rama përzë drejtuesit për të fshehur dështimet', Vasili: Qytetet 'i përmbyt' korrupsioni i Ramës, bashkitë janë hajdute të rangut të dytë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të larguar disa drejtorë të bashkive, pas përmbytjeve që goditën disa qytete të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e cilëson këtë veprim si një “komedi politike” që synon të largojë vëmendjen nga problemi i vërtetë: vetë Rama dhe modeli i tij i qeverisjes.

Sipas Vasilit, përmbytjet që ndodhin sa herë bie shi, janë pasojë e drejtpërdrejtë e shkatërrimit të infrastrukturës urbane nën drejtimin e "grabitqarëve" të rilindjes dhe viteve të tëra të korrupsionit të institucionalizuar në pushtetin lokal, një pushtet që Rama e ka kapur plotësisht në mënyrë personale. 

Postimi i plotë:

Rama i perzuri drejtoret e bashkive, por permbytjet e qyteteve aty jane, se problemi eshte vete ai!
Komedia e Rames me perzenien e drejtoreve te Bashkive mbaroi dje bashke me shiun qe ra.
Qytetet ne drejtimin e grabitqareve te Rames jane shkaterruar nga pikpamja infrastrukturore ndaj edhe permbyten kaq shpejt me ca pika shi.
Rama perzuri ca drejtore se demek ata ishin probleme e Bashkite nuk funksiononin.
Por problemet jane shume me te thella dhe kritike si paoje e plackitjes korruptive shumevjecare te Ramisteve neper Bashki nen regjine personale te Rames.
Kozmetikat idiote te ca shesheve nga njera ane dhe ndertimet e betoni i eger i kullave nga ana tjeter, i ka bere te pajetueshme qytetet e Shqiperise.
A ka njeri, qe numeron dot se sa here eshte permbytrur Vlora? Po Durresi sa here? Po Tirana? Po Lezha etj etj etj?
Mjafton gjysem ore shi dhe drama e permbytjeve shfaqet ne çast bashke me demet ekonomike qe sjell per familjet dhe bisneset.
Strategjia e Rames per ta kthyer realisht Shqiperine ne nje Bashki te vetme ku Rama te jete njekohesisht kryeminister dhe kryetar bashkie ka sjelle kete situate skandaloze.
Rrembimi i çdo kompetence te pushtetit lokal dhe futjes ne duart e tij te te gjitha fondeve ka synim te vetem centralizimin e korrupsionit ne menyre qe cdo dardhe e kumbull e korrupsionit te bjere vetem ne preherin e Rames.
Kete centralizimi skizofrenik do ta kishte zili edhe Partia e Punes sepse ne kohen e saj edhe Komitetet Ekzekutive kishin me shume kompetenca se sa sot bashkite e Rames.
Qytetet tona i permbyt korrupsioni i madh i Rames dhe qeverise, ndersa bashkite jane hajdute te rangut te dyte.
Degradimi strukturor i shtetit me autor te vetem Ramen e ka kthyer Shqiperine ne nje vend primitiv persa i takon ekulibrit dhe kontrollit demokratik te institucioneve dhe ndarjes se pushteteve, duke shfaqur hapur fytyren e zeze korruptive, te inkriminuar, dhe thellesisht antidemkratike te narkoshtetit.
Ndaj çdo veprim i Rames sjell vetem destruktivitet dhe halle te shtuara per qytetaret.