Izraeli sulmon tunelin e Hezbollahut në Liban

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Forcat Ajrore Izraelite goditën infrastrukturën ushtarake dhe nëntokësore, në një vendndodhje të Hezbollahut ku është identifikuar aktivitet ushtarak, në zonën Beaufort Ridge të Libanit jugor.

 Kjo është bërë e ditur në Telegram nga ushtria izraelite , e cila njofton: "Ekzistenca e vendit dhe aktiviteti brenda tij përbëjnë një shkelje të marrëveshjeve midis Izraelit dhe Libanit. IDF do të vazhdojë të punojë për të eliminuar çdo kërcënim për Shtetin e Izraelit", shtoi deklarata/

Zhurma e shpërthimeve, sipas Times of Israel, u dëgjua edhe nga banorët e Izraelit verior.

Sulmi vjen ndërsa qeveria libaneze është zotuar të marrë masa për të çarmatosur Hezbollahun, i cili nga ana e tij refuzon të dorëzojë armët.

Trupat izraelite kanë mbetur të stacionuara në disa vende në Libanin jugor pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollahun të nënshkruar në nëntor 2024.