Serie A/ Cutrone i jep pikën e rëndësishme Parmës, Bologna zbret ‘me këmbë në tokë’ Comon
U luajtën pasditen e sotme dy duelet e vlefshme për javën e dytë të Serisë A.
Parma barazoi në shtëpi me Atalantën 1-1. Debutim me gol për sulmuesin italian, Cutrone, i cili u hodh në fushë në minutën e 81-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, shënoi golin e barazimit duke i siguruar një pikë të artë skuadrës së tij.
Më herët për Atalantën kishte shënuar Pasaliç në minutën e 79-të.
Për zikaltrit e Juriç, ky ishte barazimi i dytë radhazi, në këtë start kampionati pas atij ndaj Pisës.
Në duelin tjetër, Bologna triumfoi minimalisht ndaj Comos. Goli i Orsolinit i shënuar në minutën e 59-të, i mjaftoi bolonjezëve, për të marrë triumfin e parë në kampionat.