Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda
Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme të shumta në të gjithë qytetet e vendit. Në Vlorë, disa nga akset janë përballur më probleme të trafikut të rënduar dhe përmbytje e dëmtime të rrugëve.
Raportohet se një gropë e madhe është hapur në asfalt pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, në vendin e quajtur “Gjurma”, në aksin Vlorë-Radhimë.
Gropa ka përmasa aq të mëdha sa mund të marrë edhe një makinë brenda. Ndërkohë në lagjen “10 Korriku” ka prezencë dheu dhe balte.