Eintracht Frankfurt merr fitoren e dytë rresht dhe kreun e Bundesligës
Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:30 në Bundesligë, të vlefshme për javën e dytë.
Eintracht Frankfurt ka marrë fitoren e dytë bindëse rresht, duke fituar 1-3 në transfertë ndaj Hoffenheim.
Golat për “Shqiponjat” u shënuan nga Ritsu Doan 17’, 27’ dhe Uzun 51’.
Për vendasit shënoi golin e nderit Promel 90+1’.
Në fushë për Hoffenheim ishin nga minuta e parë dhe dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe prurja e re e Dardanëve, Leon Avdullahu.
Me këtë fitore, Eintracht Frankfurt udhëheq përkohësisht kreun, me 6 pikë të plota në 2 ndeshje.
Edhe pse në avantazh të dyfishtë, Leverkusen ka dalë vetëm me një pikë nga transferta ndaj Werder Bremen. Sfida u mbyll 3-3. Për Leverkusen shënuan Patrik Schik 5’, 64’ me penallti dhe Tillman 35’.
Për vendasit, dy gola shënoi Romano Schmid 44’ me penallti dhe 76’.
Karim Coulibaly barazoi shifrat në minutën e 94-t.
Në ndeshjet e tjera, Leipzig fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Heidenheim, ndërsa Stuttgart fitoi 1-0 ndaj Borussia Monchengladbach.
Në orën 18:30, luhet sfida e fundit për sot mes Aubsburg dhe Bayern Munchen.