Vllaznia e vajzave fiton ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në ‘UEFA Women’s Europa Cup’
Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në “UEFA Women’s Champions League”, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të “UEFA Women’s Europa Cup” për sezonin 2025-2026, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
Në raundin e parë kualifikues të “UEFA Women’s Europa Cup” do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave.
Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.