Kosovë/ U plagos me armë në një poligon qitje, vdes vajza e re

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi  është plagosur me armë zjarri në një poligon.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën ‘Dritan Hoxha ‘në Prishtinë.

‘Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L. S., 24 vjeçare. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore’, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.