Daku deri tani këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve.

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/30/auto_Mirlind-Daku-2-780x4391756566055.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, shpërthen në lot për gjyshin që u nda dje nga jeta

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme (e shtunë) të ekipit të tij Rubin Kazan në transfertë me Orenburg.

Rubin Kazan barazoi 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Rusisë.

Lojtari kryesor i mysafirëve edhe në këtë ndeshje ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili shënoi dopjetë.

Goli i parë i djaloshit gjilanas erdhi në minutën e 16-të për 0-1, ndërsa në minutën e 34-të shënoi për 0-2 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Megjithatë, vëmendje më të madhe mori goli i parë, i cili përveçse ishte i bukur dhe nga distanca ai pati edhe një dedikim.

Ky gol iu dedikua gjyshit të tij të ndjerë, i cili i vdiq dje (e premte), për të cilin Daku qau pas golit dhe për të cilin ka folur jo rrallëherë që ka pasur një raport të veçantë.

 

 

Daku deri tani këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve.