Dalin pamjet nga momenti i vrasjes së ish-kryetarit të parlamentit ukrainas, autori u maskua si shpërndarës në Lviv
Deputeti ukrainas Andriy Parubiy, ish-kryetar i parlamentit, u qëllua për vdekje nga një burrë i panjohur që hiqej si shpërndarës në qendër të Lvivit, në Ukrainën perëndimore, më herët gjatë ditës së sotme.
Në një video të publikuar pak kohë më vonë nga rrjeti Strana, vrasësi shihet duke pritur që Parubiy t'i afrohet, duke ecur në një trotuar të Lvivit , dhe kur e bën këtë, i afrohet dhe e ekzekuton. Raportet thonë se ai e qëlloi tetë herë, pastaj iku.
Shikoni videon.
Des images montrent un tueur ouvrant le feu avec un pistolet en direction d'Andriy Parubiy ; au moment du meurtre, la victime est cachée des caméras de surveillance par des arbres, mais le tireur avec un sac Glovo est bien visible.🤬 https://t.co/Uxy1Efotxv pic.twitter.com/lRcMKtBLcD
— Bounty (@JoelTarnawski) August 30, 2025
Më herët, policia ukrainase konfirmoi se një incident me të shtëna ndodhi në Lviv dhe se një “figurë publike dhe politikan i njohur” kishte humbur jetën. Autori i krimit ishte një burrë i panjohur, i cili po hiqej si shpërndarës, dhe është nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.
Presidenti Volodymyr Zelensky sqaroi më vonë se ishte Andriy Parubiy, duke e quajtur atë një " vrasje të tmerrshme " dhe premtoi se do të kryhet një hetim për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes së deputetit.