Vasili: Lufta e Ramës për tendat e rrugëve, një show për të fshehur shkatërrimin e Tiranës nga betonizimi i kullave

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Petrit Vasili ka denoncuar ashpër politikën urbane të qeverisë Rama, duke theksuar kontrastin e fortë midis luftës për tendat e rrugëve dhe indiferencës ndaj ndërtimit të kullave të larta që po dëmtojnë rëndë mjedisin dhe jetesën në Tiranë.

Vasili ka krahasuar këtë situatë me një bombardim të paarsyeshëm dhe ka kërkuar që fokusimi i autoriteteve të drejtohet tek ndalimi i ndërtimit të betonizuar, duke vënë theksin tek pasojat që kanë këto kulla për trafikun, ajrin dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve.

Ai i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapa konkretë për t'i dhënë fund këtij procesi të shkatërrimit të Tiranës, duke e vënë theksin te nevoja për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të kontrolluar.

Postimi:

Lufta e Rames mbi tendat e rrugeve si bombardim i NATOS mbi nje kotec pulash, se kullave ju vjen anes!
Po kullat, qe helmuan ambientin e Tiranes si i behet, a e fillojne dot luften, a i shembin dot?

Ekranet e paguara te Rames bubullijne nga tritolet e fadromat e tij.
Çadra rrugesh, ndonje vile mes maleve kodrave hidhet ne ere me bujurdi aq te madhe sa qe per nje moment duket se ne Tv po trasmetohet beteja e Stalingradit.

Nderkohe qe ndertimi i kullave nuk ndalet.
Nderkohe qe lejet per kulla te reja dhjetra e dhjetra kateshe gjithashtu nuk ndalen.
Nderkohe qe shkaterrimi i cdo siperfaqe te gjelber nuk ndalet.

Nderkohe qe per shkak te ketyre kullave trafiku behet gjithnje e me i tmerrshem duke jua nxire jeten qytetareve te Tiranes.
Nderkohe qe kullat Rama as guxon ti zere me goje e jo me ti prishe.
Nderkohe qe femijet dhe te moshuarit ne Tirane s'kane se ku te rrine se qytetin e ka zaptuar betoni.

Nderkohe qe miliarda para te narkotrafikut dhe krimit lahen pa pushim ne mes te Tiranes.
Ndaj kushdo qesh hidhur kur shikon azganin trimeror Rama, qe sulmon me furi tendat e rrugeve sikur te ishte NATO, qe sulmon nje kotec pulash.
Ndersa perpara kullave Rame trimi rri si qen i rrahur me bisht ne shalë.