2 avionë nuk ulen dot në aeroportin e Rinasit! Vijnë vërdallë në ajër për disa minuta
Një avion i linjës Paris-Tiranë dhe një tjetër i linjës Varshavë-Tiranë kanë ardhur vërdallë në det, në pamundësi për t’u ulur në Aeroportin Nënë Tereza.
Kjo si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje të dendura shiu që ka përfshirë prej disa minutash vendin tonë.
Ndërsa në aeroportin e Rinasit, terminalet janë të tejmbushura nga pasagjerët që presin të nisen për në vendet e BE dhe jo vetëm.
Po ashtu raportohet që për shkak të stuhisë në dhjetra itenerare të ketë vonesa, por edhe në shumë të tjerë të jenë shtyrë fluturimet me disa orë apo anuluar.
Fillimisht reshjet e shiut nisën në Tiranë, më pas në Durrës, ku pjesa më e madhe e qytetit është zhytur nën ujë dhe së fundmi edhe në Vlorë.
Sipas shërbimeve meteorologjike, moti i keq pritet të zgjasë deri ditën e nesërme. Qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme, për të shmangur rrezikun.