Moti i keq prek edhe Lezhën, shoferët hasin vështirësi në qarkullim, rrugët e Shëngjinit kthehen në rrjedhë lumenjsh
Edhe Lezha është përfshirë nga moti i keq.
Reshje shiu kanë përfshirë qytetin duke shkaktuar vështirësi edhe në lëvzizjen e automjeteve. Ndërkohë në zonën bregdetare të Shëngjnit reshjet e shumta të shiut kanë kthyer rrugët në rrjedhë lumenjsh.
Kujtojmë se edhe Durrësi dhe Tirana janë goditur nga një stuhi e fortë me rrebeshe shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë qytetet.
Më herët autoritetet kanë bërë thirrje që drejtues të automjeteve, si edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në oraret problematike.