VIDEO/ Në pak minuta shi përmbytet Durrësi, ujrat e zeza dalin në siperfaqe

Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytjen e disa akseve rrugore në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të lëvizjes. Prej ditës së djeshme, sinoptikanët kanë paralajmëruar për reshje me intensitet të lartë dhe rrezik për rrëshqitje dheu dhe përmbytje.

Sipas raportimeve, situata është më problematike në akset rrugore të brendshme dhe në zonat periferike, si lagjet nr. 13, nr. 14 dhe nr. 16, pranë stadiumit në Durrës. Në pak minuta shi, qyteti ka përmbytur dhe ujrat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke lënë një erë të papërballueshme në rrugë dhe duke shkaktuar kaos të madh në qarkullimin e automjeteve.