Dy të akuzuar për përndjekje dhe denigrim në rrjetet sociale, një tjetër për drogë, disa të arrestuar në Tiranë
Në një operacion të gjerë të zhvilluar nga autoritete për hetimin e krimeve dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme, janë arrestuar disa individë dhe janë nisur procedime të ndryshme penale për vepra të ndryshme. Gjatë kontrolleve, janë zbuluar sasi narkotikësh, dokumente të falsifikuara, si dhe raste të kanosjes dhe dhunës mes individëve.
Një 32-vjeçar është arrestuar për posedim të kokainës, ndërsa dy të rinj janë shpallur në kërkim për krijimin e profileve false dhe përndjekje në rrjete sociale. Po ashtu, disa persona janë hetuar për krime kibernetike dhe krime ekonomike, përfshirë falsifikim dokumentesh dhe shmangie tatimesh. Procedime penale janë nisur gjithashtu për disa individë që kanë ushtruar dhunë, si dhe për disa të mitur të përfshirë në dhunë fizike.
Një tjetër rast përfshin një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti në punë. Të gjitha materialet janë referuar për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. B., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-H. C., 25 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals me të dhënat e shtetases A. S, duke e përndjekur më pas në rrjete sociale. Punohet për shoqërimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit;
-T. M., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur disa profile false me të dhënat e shtetasit R. K, duke postuar shprehje denigruese për figurën e tij. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka paraqitur disa dokumenta të falsifikuara në zyrat e një institucioni;
-O. E., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore të subjektit të tij;
-M. S., 45 vjeçe, pasi në cilësinë e administratores së një subjekti ka marrë përsipër të kryer disa punime dhe nuk i ka mbaruar sipas afatit të përcaktuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për3 të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grusht një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. A., 48 vjeç, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur një 32-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-B. L., 25 vjeç dhe E. C., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-E. G., 43 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin H. Xh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin G. B., 35 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij;
– referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 29 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin B. S.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 kapën shtetasin D. S., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “.Vjedhja e kryer në bashkëpunim” . Shtetasi i lartpërmendur iu kalua DVP-së Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 29.08.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi B. M., 57 vjeç, pasi nga pakujdesia është dëmtuar në dorë gjatë punës në një kompani. Pas mjekimit, 57-vjeçari kaloi për në banesë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.