S'kanë të fikur zjarret në Jug... Një vatër aktivizohet në fshatin Vajzë, ja si paraqitet situata
Një vatër aktive zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, në qarkun e Vlorës.
Mësohet se zjarri është në një distancë të shkurtër nga banesat duke bërë qe rreziku për to të jetë constant.
Për shkak të kushteve atmosferike flakët po përhapen teksa bëhet e pamundur shuarja e tyre, edhe për shkakun se bashkia Selenicë disponon vetëm dy mjete zjarrfikëse, duke mos përballuar dot situata të tilla, është kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga zjarrfiksja e Vlorës për vënien nën kontroll të zjarrit.
Dyshohet se sërish kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që hetimet vijojnë.