EMRI/ Kërkohej në Elbasan për plagosje, 29-vjeçari kapet në Londër

Policia Metropolitane e Londrës ka arrestuar pasditen e së mërkurës një shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana.

Sipas të dhënave të gjykatës së ekstradimeve City of Westminster magistrate Court, Konstandino Tahiri 29 vjeç akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale plagosje me dashje.

Ishte Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tirana të cilat bashkëpunuan me homologet e Londrës pasi lokalizuan vendndodhjen e Tahirit.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën e radhës të procesit të ekstradimit më 4 Shtator 2025.

Sipas vendimit të gjykatës natyra e rëndë e veprës penale nuk e lejon që Tahiri të fitojë ta ndjekë vijimin e procesit të ekstradimit i lirinë me kusht.