FOTO/ Itali, shqiptari djeg gruan me acid dhe zhduket me dy fëmijët

Pasi e ka sulmuar gruan e tij me thikë duke e plagosur pak, një shqiptar nga Kosova me banim në Forli, Itali, i ka hedhuar asaj acid.

Pas kësaj, ai ka rrëmbyer dy fëmijet e tyre të mitur, dhe është larguar nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Salinatore në Forli. 

Pas kësaj, ai ka rrëmbyer dy fëmijet e tyre të mitur, dhe është larguar nga shtëpia. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Salinatore në Forli.

Gruaja 37-vjeçare u dërgua në spital me lëndime që paraprakisht nuk duken të rënda, por gjithsesi e plagosur.  Lëndimi i saj i mëtejshëm u ndalua nga fqinjët, që kanë ndërhyrë menjëhërë duke ia larë menjëhërë me ujë, acidin që iu derdh në lëkurë.

Kurse burri i saj nga Kosova është duke u kërkuar intensivisht nga Policia italiane sepse ai ka marrë me vete edhe dy fëmijët.

 Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shoqata kundër dhunës ndaj gruas, “Butterfly” në Riccione, sipas së cilës, “është koha për t’i thënë mjaft këtyre kërcënimeve dhe dhunës ndaj gruas. Na vjen thellësisht keq, - thuhet në deklaratën e shoqatës, ‘ për këtë akt kaa të pamëshirshëm dhune.”

Në shoqatë, presidentja Clarissa Matrella, tha “se kemi zbuluar se shumë njerëz xhelozë ndaj grave të tyre, pas kërcënimeve, i shpërfytyrojnë ato me acid, një gjest ky nga kultura të largëta për ne që e konsiderojnë gruan objekt ngacmimi dhe synojnë t’i heqin identitetin duke e shpërfytyruar. Shpesh kjo ndodh me gratë shumë të bukura, që pas këtyre akteve të mizorisë iu mohohet jeta.”/SYRI.NET