Moti ekstrem arrin në Shqipëri, reshje dhe stuhi të forta këtë fundjavë! Ja paralajmërimet që duhet ti merrni parasysh

Sinoptikani grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron qytetarët dhe turistët për përkeqësim të rëndë të motit në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Shqipërisë. Priten reshje të dendura shiu, stuhira me vetëtima, breshër i fortë dhe përmbytje të mundshme.

Fenomenet më intensive do të ndodhin nga mesdita e së shtunës dhe mund të zgjasin deri të dielën në mesditë. Situata paraqitet serioze, sidomos në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve, ku rreziku për përmbytje është i lartë.

LEXO EDHE: Përkeqësimi i motit/ Autoritetet detare në Vlorë: Të shtunën ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

Kujdes maksimal në rrugë: Policia Rrugore apelon për respektimin e shpejtësisë, shmangien e alkoolit dhe sjelljeve të rrezikshme, përdorimin e rripit të sigurimit dhe të jelekëve fosforeshentë për motomjetet. Qytetarët duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë stuhisë.

Paralajmërime për detin: Dalja e mjeteve lundruese të vogla dhe peshkarexhave jashtë gjirit të Vlorës, si dhe në Sarandë, Ksamil dhe Borsh, është ndaluar deri në përmirësimin e kushteve. Autoritetet bëjnë thirrje për respektim të rreptë të këtyre masave, pasi situata është e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja serioze për jetën dhe pronën.

LEXO EDHE: Përkeqësimi i motit/ Ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese në Sarandë