Debutim në stolin e Italisë, Gattuso shpall listën me 28 lojtarë për sfidat e shtatorit
Italia e Gennaro Gattusos ka grumbullimin e parë, me thirrjet e para që kanë sjellë një mori surprizash.
Janë thirrur 28 lojtarë në skuadër për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Estonisë të premten, më 5 shtator në Bergamo, dhe kundër Izraelit të hënën, më 8 shtator në Debrecen.
Janë përfshirë lojtarët e rinj Giovanni Leoni, Giovanni Fabbian dhe Francesco Pio Esposito.
Më shumë se një vit pas Kampionatit Evropian në Gjermani, Gianluca Mancini dhe Gianluca Scamacca kthehen me fanellën e kaltër.
Lista
Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham).
Mbrojtësa: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Atalanta), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Giovanni Leoni (Liverpool), Gianluca Mancini (Roma);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Giovanni Fabbian (Bologna), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Nicolò Rovella (Lazio), Sandro Tonali (Newcastle);
Sulmues: Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Daniel Maldini (Atalanta), Riccardo Orsolini (Bologna), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atletico Madrid), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).