Asambleja Kombëtare e Republika Srbska do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re
Një seancë e jashtëzakonshme e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska (NARS), ku pritet të zgjidhet qeveria e re e entitetit, do të mbahet të martën, më 2 shtator. Lajmi u bë i ditur pas një mbledhjeje telefonike të Kolegjiumit të Asamblesë, ndërsa mandatar për formimin e qeverisë është caktuar Savo Minić, i cili e konfirmoi këtë në një konferencë për shtyp në Banja Luka.
Megjithatë, procesi ka ngritur pikëpyetje ligjore dhe politike. Grupi parlamentar kishte marrë një njoftim për emërimin e Miniçit, por në dokument nuk përmendej kush e kishte propozuar atë për pozitën e kryeministrit të ri. Vetë Miniç tha se nuk ishte në dijeni të kësaj mangësie dhe paralajmëroi se do të kërkonte mbledhjen e Kolegjiumit për ta korrigjuar.
Opozita dhe ekspertët ligjorë e kanë cilësuar qeverinë e re të RS-së si të paligjshme, duke theksuar se Miniç u emërua nga Milorad Dodik, mandati presidencial i të cilit ishte ndërprerë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë dhe Hercegovinës.
Dodik humbi të drejtën për të ushtruar funksionin pas një vendimi gjyqësor, ku ai u dënua me një vit burg – të shlyer me pagesë prej rreth 18 mijë euro – dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të mbajtur poste publike.
Të martën, pritet që zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të përcaktojnë fatin e qeverisë së re dhe të thellojnë debatin mbi legjitimitetin e saj.