U shkarkua nga Fenerbache, Jose Mourinho pritet të rikthehet në Premier League
Jose Mourinho pritet të rikthehet në Premier League pasi u shkarkua nga Fenerbahce, pas dështimit të klubit për të kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Fenerbahce humbi mundësinë për të marrë pjesë në garën më prestigjioze evropiane të mërkurën, duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Benfica në ndeshjet kualifikuese.
Në kampionat, Fenerbahce ka arritur të marrë katër pikë në dy ndeshjet e para, por kjo nuk mjaftoi që Mourinho të ruajë vendin e tij, pasi u shkarkua sot.
I njohur si “Special One”, Mourinho gjithmonë ka pasur një sy drejt rikthimit në elitën e futbollit anglez, një gjë për të cilën trajneri i mëparshëm i Manchester United dhe Chelseat ka treguar interes për një kohë të gjatë.
Kjo vjen sipas ish-shefit të skautëve të Manchester United dhe Sunderland, Mick Brown, i cili sugjeron se Mourinho do të ishte i hapur për të marrë drejtimin e Nottingham Forest.
“Lexova se Forest mund të shikojë drejt Jose Mourinhos. Mendoj se ai do të ishte i hapur për të marrë këtë detyrë, pasi gjithmonë ka pasur një sy për rikthimin në Premier League, është diçka që e ka pasur në mendje prej kohësh.
Ai rrallë qëndron më shumë se dy apo tre vite në ndonjë klub, kështu që mund të jetë duke menduar të largohet nga Turqia nëse i jepet mundësia”, ka thënë Brown.
Megjithëse ndihmoi klubin të sigurojë kualifikimin evropian për herë të parë në gati 30 vjet sezonin e kaluar, e ardhmja e trajnerit Espirito Santo në “City Ground” mbetet e pasigurt pas përkeqësimit të marrëdhënieve me pronarin Evangelos Marinakis.