Aksident në aksin Rrogozhinë-Kavajë, makina përplas për vdekje 83 vjeçarin

Një i moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet reth orës 14:00 në aksin Rrogozhinë-Kavajë. 

Rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. 

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti.