Rama sulmon gjyqtarët, KLGJ e KLP në gjumë letargjik, juristi: Po bëhen hapa pas për pavarësinë e gjyqësorit
E ndërsa Kryeministri Edi Rama vijon sulmet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative, KLGJ, organi kushtetues që duhet të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, qëndron në heshtje.
Shoqatat e gjyqtarëve kanë paralajmëruar se këto sulme minojnë shtetin e së drejtës dhe besimin publik te drejtësia, por as mbledhja e KLGJ-së më 26.08.2025 nuk përfshiu në rend dite një qëndrim publik në mbrojtje të gjyqtarëve. E njëjta qasje është parë edhe nga KLP në raste të ngjashme.
"Kjo tregon nevojën për rikonceptimin e këtyre strukturave, në mënyrë që pavarësia e gjyqësorit të garantohet realisht, jo vetëm në letër" komenton juristi Ledio Braho në një postim në facebook.
Postimi
Nderkohe qe sulmet nominale ndaj gjyqtareve te Gjykates Administrative vijojne me periodicitet te shpeshte nga Kryemnistri, vijon heshtja nga KLGj qe eshte pikerisht organi kushtetues qe duhet te siguroje pavaresine e pushtetit gjyqesor.
Gjumi letargjik i KLGj nuk eshte prishur as nga reagimet e shoqatave te gjyqtareve qe ngrene alarmin qe nepermjet ketyre sulmeve po behen hapa pas per pavaresine e pushtetit gjyqesor, forcimin e shtetit te se drejtes dhe minimin e besimit te publikut te drejtesia.
Mosperfshirja ne rendin e dites te mbledhjes se KLGj te dates 26.08.2025 te nje "Qendrimi publik" ne mbrojtje te gjyqtareve te Gjykates Administrative, ne kuptim te nenit 87 te ligjit qe rregullon edhe funksionimin e KLGj, tregon qartazi qe as te pakten 3 anetare te ketij organi nuk e ndjejne te nevojshme sigurimin e pavaresise se pushtetit gjyqesor.
Nje qasje e tille u pa qartazi edhe nga KLP kur me kerkese te nje prokuroreje te anatemuar ne te njejten menyre u kerkua nje "Qendrim publik", ndaj eshte e domosdoshme qe struktura te tilla me perberje hibride te rikoncpetohen ne menyre qe pavaresine e pushtetit gjyqesor te mos ta sigurojne vetem ne leter, por dhe de facto...