Hidhet shorti i Europa League-s, Rangers i Bajramit kundër Romës dhe Portos

Shorti për fazën e ligës së Europa League për sezonin 2025/26, i hedhur sot, në Monako, ka rezervuar disa përballje shumë interesante që premtojnë spektakël dhe rivalitet të fortë nga e gjithë Europa.

Glasgow Rangers, ku luan mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, është shortuar me dy nga klubet më të mëdha europiane: Roma dhe Porto. Përballja me italianët dhe portugezët do të jetë një test i vërtetë për ekipin skocez dhe trajnerin Russell Martin, pas një starti të vështirë në kampionat.

Celtic Glasgow, ndërkaq, bëhet pjesë e një grupi sfidues që përfshin Romën (në shtëpi) dhe Feyenoordin (në transfertë), si dhe përballje me Braga, Red Star Beograd, Midtjylland, Sturm Graz, Bologna dhe Utrecht.

Ky format i ligës, ku secili ekip luan tetë ndeshje me përfaqësues nga çdo vazo, nxit rivalitete të menjëhershme dhe përballje cilësore që mund të vendosin fatet e fazave eliminatore.