Emri/ 60-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, vëllai: Nuk kishim komunikim që nga dhjetori! Jetonte i vetëm në banesë

60-vjeçari, Petro Seferi, u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë. Ishin fqinjët ato që kanë  njoftuar policinë, ndërsa mësohet se trupi i viktimës ishte i dekompozuar.

Vëllai i viktimës jashtë kamerave ka thënë se 60-vjeçari jetonte i vetëm.

“Vëllai im prej dhjetorit nuk ishte parë nga komshinjtë, unë skam pasur komunikim me vëllain se jetoj në Tiranë dhe merrem me punë, tani që mora lejen e zakonshme erdha të shoh shtëpinë se e kemi të dy me vëllain.

Kur erdha e gjeta të pajetë. Vëllai im nuk ka telefon ndaj nuk komunikonim.

Ai ishte i ndarë nga bashkëshortja. Ka dy fëmijë e bija jeton jashtë shtetit ndërsa i biri jeton në Tiranë.

Tani e lajmërova dhe u nis për këtu. Vuante nga zemra dhe trajtohej me kemp”, tha ai.