Jose Mourinho, i shkarkuari i pasur, mbi 100 milionë euro ‘qyl’ nga prishjet e kontratave

José Mourinho është ndarë zyrtarisht me Fenerbahçe-n dhe, ashtu si në shumë prej aventurave të tij të mëparshme, edhe këtë herë largimi i parakohshëm sjell një tjetër pagesë të majme dëmshpërblimi. Sipas medieve turke, tekniku portugez do të përfitojë 15 milionë euro nga klubi i Stambollit, pasi kontrata e tij, e vlefshme deri më 30 qershor 2026, u ndërpre para kohe.

Kjo shumë i shtohet një liste të gjatë përvojash të ngjashme gjatë karrierës së 62-vjeçarit, duke e çuar totalin e përfituar nga prishjet e kontratave në 108.1 milionë euro. Mourinho ka arkëtuar shifra të mëdha edhe më parë: 20.9 milionë dhe 9.6 milionë euro nga dy largime të ndryshme nga Chelsea, 19.7 milionë euro nga Real Madridi, 22 milionë euro nga Manchester United, 17.4 milionë euro nga Tottenhami dhe 3.5 milionë euro nga Roma.

Megjithëse nuk ka fituar trofe me Fenerbahçen, Mourinho vijon të mbetet një prej trajnerëve më të paguar dhe më të kërkuar në botën e futbollit, duke treguar se reputacioni dhe eksperienca e tij kanë ende peshë të madhe në merkato.

Shumat që ka fituar Mourinho në çdo klub nga prishja e kontratës: