Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne , ku u arrestua. Së bashku me të, u arrestua edhe një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij. 

27 Ağustos 2025 Çarşamba günü İstanbul’un Çekmeköy İlçesinde Alemdağ Spor Kulübü Başkanı Tuncay Meriç’in kafede yemek yediği sırada öldürülmesi olayıyla ilgili olarak;

Yapılan istihbari çalışmalar ve yoğun takip sonucu şüpheli E.H. isimli şahıs Uzunköprü İlçe Merkezinde… pic.twitter.com/zvkk5wSjTs

— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) August 29, 2025

Një dëshmitar okular e përshkroi momentin e vrasjes: "Isha ulur në një kafene me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet. Po shikoja pamjet e një sherri. Nuk kishte asnjë debat, asnjë dialog. Papritmas, një djalë i ri në moshë ngriti armën drejt burrit pranë tij dhe e qëlloi. Të gjithë po vraponin në atë moment, unë u shtriva përtokë."

Autoritetet turke njoftuan se hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes është duke u zhvilluar, për rastin që tronditi opinionin publik sportiv dhe politik të vendit.

Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/29/auto_2399c99b-46f8-456a-8a16-525b98534b471756459358.jpeg", "width": 900, "height": 506 } }

Turqi/ Publikohen pamjet tronditëse të ekzekutimit të ish-presidentin të ekipit të futbollit, 17-vjeçari e qëllon për vdekje

Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një kafene në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë, me incidentin e regjistruar në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit.

Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ku viktimë mbeti ish-presidenti i Alemdag Spor, Tuncay Meric , në periferi të Cekmekoy . Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa vetë ikën menjëherë.
Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin.