Një ditë pas deklaratave të Trump për Sorosin, ambasadorja amerikane zbarkon në zyrën e Ramës: Çfarë i komunikoi 'kukullës së Sorosit' në Tiranë?

Katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka shkuar paraditen e së premtes në kryeministri.

Diplomatja amerikane qëndroi në godinën qeveritare për rreth 20 minuta.

Megjithatë, ajo nuk është takuar aty me kryeministrin Edi Rama.

Por vizita e shkurtër tregon qartë se Ramës thjesht i është komunikuar diçka.

Vizita e saj e shkurtër vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se do kërkojë ndjekjen penale të George Soros dhe të birit, Alex, për nxitjen e trazirave të dhunshme sipas një akti që dënon anëtarët e bandave kriminale.

Soros dhe i biri e kanë ndihmuar Edi Ramën që të krijojë strukturën e tij despotike në Shqipëri, duke goditur ashpër opozitën dhe duke kapur drejtësinë me anë të së ashtuquajturës reformë në drejtësi.

Lidhjet e Sorosit dhe të birit me Edi Ramën janë të shumëfishta dhe të ngushta. Mjafton të themi se i biri vjen rregullisht në Shqipëri, ndërsa Ramën e quan vëlla.

Kujtojmë se SHBA nuk e ka uruar Edi Ramën pas farsës elektorale, siç ka vepruar me vende të tjera të ngjashme me Shqipërinë ku ka pasur jo vetëm urime, por edhe telefonata nga Sekretari i Shtetit.

Në një postim të shkurtër disa javë pas farsës elektorale, ambasada bëri vetëm një vlerësim të shkurtër për popullin shqiptar.