Shkëndija nuk ia del, eliminohet në kohën shtesë nga Europa League, do luajë në Conference

Pas 120 minutave lojë, Shkëndija është mundur 4-1 nga Ludogorets dhe është eliminuar në “play-off” të Europa League. Kuqezinjtë e Tetovës kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe koha e rregullt në sfidën e sotme, por në shtesë bullgarët gjetën golin e avantazhit.

Vendasit gjetën shumë shpejt avantazhin, që në minutën e 9-të, ku Edvin Kurtulus u tregua i saktë me goditjen e tij, pasi tentativa e parë nga shoku i skuadrës u ndal nga portieri i kuqezinjve të Tetovës, Gaye.

Në minutën e 24-të, Chochev dyfishon shifrat për miqtë. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-0 për Ludogorets.

Në pjesën e dytë, Tamba shënoi për Shkëndijën në minutën e 64-të, pas asistit të Besart Ibraimit.

Rezultati mbeti i njëjtë deri në fund të kohës së rregullt, ndaj ekipet iu drejtuan shtesës prej 30 minutash.

Në minutën e tetë të shtesës, vendasit gjetën golin e tretë me Tekpetey, i cili shënoi nga distanca, ku padyshim portieri i Shkëndijës, mund të bënte më mirë dhe të shmangte golin. Ludogorets shënoi dhe golin e katërt në fund fare.

Pavarësisht humbjes, Shkëndija tashmë do të luajë për herë të parë në grupet e Conference League, duke iu bashkuar Dritës.