Sherri skandaloz mes Townsend dhe Ostapenko-s pas ndeshjes: E paedukatë, shihemi jashtë SHBA-së!
Një përplasje e ashpër ka ndodhur pas ndeshjes së raundit të dytë të US Open mes letones Jelena Ostapenko dhe amerikanes Taylor Townsend, e cila fitoi me rezultatin 7-5, 6-1.
Në momentin e përshëndetjes përfundimtare, Ostapenko, ish-kampionia e Roland Garros, refuzoi të shtrëngonte dorën e Townsend dhe nisi një debat të nxehtë para gjyqtarit, duke treguar gishtin ndaj amerikanes dhe duke e kritikuar për disa sjellje në fushë.
Taylor Townsend rrëfeu më pas: “Më tha që nuk kam klas dhe jam e paedukatë dhe se do të shohim çfarë ndodh kur takohemi jashtë Shteteve të Bashkuara. Sinqerisht mezi pres, sepse e kam mposhtur më parë në Kanada dhe tani do të jemi jashtë SHBA-së… do të shohim çfarë do të thotë. Problemi është se disa njerëz nuk dinë të humbasin.”
Ky incident ka trazuar atmosferën e US Open, duke nxjerrë në pah tensionet mes lojtarëve edhe pas përfundimit të ndeshjeve.