Arrestohet një i ri shqiptar në Itali, sekuestrohen 51 doza kokaine dhe para të gatshme
Një 22-vjeçar shqiptar, shpërndarës lëndësh narkotike, është arrestuar në Fano të Italisë.
Ai ishte arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtën vepër penale.
Autoritetet italiane u vunë në lëvizje pasi dyshuan për lëvizjet e emigrantit shqiptar. Pas kësaj, oficerët e ndaluan atë në Via Papiria, teksa lëvizte me 14 doza kokaine. 37 doza të tjera u zbuluan në apartamentin e marrë me qira, ku po qëndronte.
Në total, u sekuestruan 51 doza dhe 500 euro në format kartëmonedhë.
Të riut, i cili kishte emigruar në Itali me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike, i është ndaluar të jetojë në rajonin e Markes me vendim gjykate.