Motër e vëlla tregtarë kokaine në Dimal
Motër e vëlla janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine në Dimal.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza Kokaine në këtë qytet.
Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin këta shtetas dhe kontrollit në banesën e tyre, u gjetën doza Kokaine, 1 peshore elektronike, shuma parash dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, informoi sot policia e Beratit.
Operacioni u kodua “Dimal 2”.