Ludogorets - Shkëndija Tetovë (19:30), gjithçka e hapur pas fitores në Shkup

Pas triumfit historik 2-1 në ndeshjen e parë në Shkup, Shkëndija e Tetovës shkon sot në Bullgari me synimin për të bërë hapin e madh drejt fazës së grupeve të Europa League. Golat e Latifit dhe Ibraimit i dhanë një avantazh minimal kuqezinjve, por përballë një kundërshtari me përvojë të madhe ndërkombëtare si Ludogorets, gjithçka mbetet e hapur.

Skuadra tetovare do të duhet të tregojë disiplinë taktike dhe cinizëm për të përballuar presionin bullgar, ndërsa Ludogorets ka detyrimin të reagojë përpara tifozëve të vet dhe të përmbysë rezultatin. Faktori i eksperiencës është në anën e vendasve, por motivimi dhe entuziazmi i Shkëndijës, e udhëhequr nga lojtarë si Besart Ibraimi dhe Liridon Latifi, mund të bëjnë diferencën.

Prandaj, pritet një 90-minutësh i zjarrtë, ku emocionet dhe presioni do të jenë në nivelin më të lartë.

Gjithsesi, edhe nëse nuk arrin ta eliminojë Ludogorets-in, Shkëndija e Teovës do të luajë në fazën e kampionatit të Conference League.