Zjarret vijojnë të djegin pyjet tona, po shkrumbojnë edhe pyllin e Pishë-Poros e Parku Natyror Gërmenj

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha pyjore në vendin tonë. Në raportin e 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht)  tre vatra aktive vijojnë të jenë pyllin e Pishë-Poros, në një sipërfaqe pyjore në  bashkinë Devoll dhe në parkun natyror Gërmenj të Korçës.

Situata e zjarreve në vend, 28 gusht 2025

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga ora 09:00 e datës 27 gusht deri në orën 09:00 të datës 28 gusht, janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave:

            •           3 janë ende aktive
            •           2 janë nën monitorim
            •           pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.

Lexo dheStudim alarmues: Tymi nga zjarret në pyje shkakton më shumë vdekje se sa mendohej më parë

Vatrat aktive

Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.

Në fshatin Miras, bashkia Devoll, vijon zjarri në një sipërfaqe pyjore, ku po punojnë rreth 70 forca vendore të MZSH, bashkisë dhe vullnetarë.

Lexo dheAmbientalisti: U dogjën 56 hektarë pyje

Vatra në monitorim

Skrapar (Bogovë) – Zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll, ndërsa po mbahet në monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe bashkiake.

Pezë Helmës, vatra të izoluara në zonën e Kodrave të Caushit po vijojnë të monitorohen.

Korçë (Parku Natyror Gërmenj)

Vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po monitorohet nga forcat operacionale.