US Open/ Alcaraz i pamëshirshëm ndaj Bellucci-t, Paolini dhe Darderi vazhdojnë rrugëtimin
Mattia Bellucci nuk arriti dot mrekullinë përballë Carlos Alcaraz në raundin e dytë të US Open. Tenisti spanjoll tregoi një nivel dominues dhe e mbylli sfidën me një fitore të pastër 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) për vetëm 1 orë e 36 minuta lojë. Për Bellucci-n, kjo ndeshje ishte një provë e vështirë, ndërsa Alcaraz konfirmoi statusin e tij si një nga favoritët kryesorë për trofeun.
Në raundin tjetër, Alcaraz do të përballet me një tjetër italian, Luciano Darderi, i cili eliminoi Spizzirri pas katër setesh. Në kampin amerikan, përpara kaluan edhe Taylor Fritz (nr.4) dhe Ben Shelton (nr.6), ndërsa surprizat e ditës ishin eliminimet e Holger Rune (nr.11) dhe Casper Ruud (nr.12).
Në kategorinë e femrave, Jasmine Paolini (nr.7) vazhdoi e sigurt rrugëtimin e saj, duke kaluar raundin e dytë dhe tani do të sfidojë çekën Marketa Vondrousova në një përballje shumë interesante.