VIDEO/ Play-off i Champions League/ Benfica eliminon Fenerbahçen e Mourinhos, Club Brugge shkatërron Rangers

Është plotësuar panorama i skuadrave të kualifikuara në fazën e grupeve të Champions League 2025/26. Benfica i dha fund ëndrrës së Fenerbahçes së José Mourinhos, duke fituar 1-0 në ndeshjen e kthimit pas barazimit pa gola në Turqi. Goli vendimtar u shënua nga Akturkoglu në minutën e 35-të, ndërsa turqit mbetën me dhjetë lojtarë në fund, pas dy kartonëve të verdhë të shpejtë për Talisca-s.

Fitore e thellë për Club Brugge, që pas suksesit 3-1 në Skoci, mposhti Rangers edhe më thellë në Belgjikë, me rezultatin 6-0. Golat u realizuan nga Tresoldi, Vanaken, dy herë Seys, Stankovic dhe Tzolis, ndërkohë që skocezët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 8-të.

Kopenhaga siguroi kualifikimin duke mposhtur 2-0 Basel-in në shtëpi, falë golave të Cornelius dhe Moukoko-s, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Qarabag u kualifikua mes emocioneve: edhe pse u mund 3-2 në Hungari nga Ferencvaros, ekipi nga Azerbajxhani përfitoi nga fitorja 3-1 në ndeshjen e parë, duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

 Benfica, Bruges, Kopenhaga dhe Qarabag janë skuadrat e fundit që i bashkohen fazës së grupeve të Champions League 2025/26.

Ndeshjet:

Benfica – Fenerbahce      1-0

Club Brugge – Rangers    6-0

FC Copenhagen – Basel  2-0

Qarabag – Ferencvaros   2-3