Surpriza në listën e Gjermanisë, trajneri Nagelsman lë jashtë Leroy Sane

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, ka bërë sot publike listën për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që ekipi që ai drejton luan ndaj Sllovakisë dhe Irlandës së Veriut.

Ajo që ra në sy ishte mungesa në listë e Leroy Sane.

Nagelsman shpjegoi se ky vendim kishe ardhur pasi sulmuesi luante tashmë në kampionatin turk me Gallatasarajn.

“Mendoj se ai tashmë luan në një kampionat që është pak më i keq se ato kryesoret në Europë. Mendoj se i duhet që të spikatë më shumë atje. Ai ka shënuar një gol e ka dhënë një asist, por i duhet të ketë më shumë ritëm. Nuk pres mrekulli, ia kam komunikuar. Por duhet të përmirësojë numrat në shënimin e golave. Duhet të kontribuojë më shumë dhe atëherë do të jetë një kandidat për ne”, tha Nagelsman.

Emrat e rinj në listë nuk mungonin as këtë herë me portierin Fin Dahmen të Augsburgut, mbrojtësin Namdi Kollins të Eintraht Frankfurt dhe mesfushorin Paul Nebel të Mainz që ftohen për herë të parë.

“Kemi edhe Noah Atubuolu të gatshëm”, tha Nagelsman.

Lista

Portierë: Oliver Bauman, Fin Dahmen, Aleksander Nybel

Mbrojtës: Robert Andrih, Valdemar Anton, Namdi Kollins, Robin Koh, Maksimilian Mitelshtad, David Raum, Antonio Rudiger, Xhonatan Tah

Mesfushorë: Karim Adejemi, Nadiem Amiri, Serzh Gnabri, Leon Goretcka, Pascal Gros, Xhoshua Kimish, Xhemi Leveling, Paul Nebel, Angelo Stiler, Florian Virtz

Sulmues: Niklas Fyllkrug, Nik Voltemejd