SYRI TV/ Farsa zgjedhore, Bardhi publikon pamje të tjera të manipulimit: Belinda Balluku veproi me syshkeljen e task forcës
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit Gazment Bardhi publikoi pamje të reja të cilat vërtetojnë farsën elektorale të 11 majit. Bardhi teksa denoncuar faktin se si komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët se si të votojnë, thekson se Belinda Balluku me banditët e saj elekotralë ka vepruar me syshkeljen e task forcës për krimet zgjedhore.
Syri tv
Kreu I Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, njëherazi drejtuesi politik për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi publikoi pamje të reja të cilat vërtetojnë farsën elektorale të 11 majit.
Bardhi ka treguar pamje të reja të kamerave në Qendrat e Votimit në Divjakë dhe Lushnjë, në të cilat shfaqen komisionerë dhe vëzhgues patronazhistë që orientojnë qytetarët se si të votojnë, duke ushtruar presion apo edhe votojnë ndaj tyre.
Gazment Bardhi thekson se qindra raste të shkeljes së fshehtësisë së votimit, votimit më shumë se një herë dhe presionit ndaj votuesve, të provuara nga pamjet filmike të vëna në dispozicion zyrtarisht nga KQZ, mund të administrohen lehtësisht nga Prokuroria, por deri më tani askush nuk ka marrë masa për vjedhjen më të madhe në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.
Drejtuesi politik I PD për qarkun e Fierit deklaron se mos reagimi nga ana e organit të akuzës provon se Edi Rama, Belinda Balluku dhe banditët e tyre elektoralë vepruan me syshkeljen e task forcës për krimet zgjedhore.