Të shtënat në Minesota, regjistrohen 2 të vdekur! Autori raportohet i vrarë
Dy të vdekur dhe 20 të plagosur pas të shtënave raportohen pas të shtënave në Minesota në një shkollë katolike në SHBA. Sipas raportimeve të fundit autori ka humbur jetën.
20 prej tyre thuhet se janë plagosur ndërsa 10 prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Nxënësit sapo ishin kthyer për ditën e tyre të parë nga pushimet verore këtë të hënë.
Në faqen e saj në Facebook, Shkolla Katolike “Ungjillëzimi” ndau foto të dhjetëra nxënësve të buzëqeshur duke parkuar biçikletat e tyre.
Shkolla, e vendosur brenda Kishës, regjistron fëmijë nga parashkollori deri në klasën e tetë.