Partneriteti SHBA-Gjermani po kthehet në rrugën e duhur nën udhëheqjen e Friedrich Merz

Nga James Jay Carafano

Gjatë pjesës më të madhe të epokës pas Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet solide dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë një nga lidhjet më të forta në komunitetin transatlantik. Ka pasur gjithmonë ulje-ngritje, veçanërisht gjatë dekadës së fundit. Deri së fundmi, marrëdhëniet me qeverinë gjermane shënuan përplasje nw të dyja mandatet e Donald Trump si president i SHBA-së.

Por që kur Friedrich Merz nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) u bë kancelar i Gjermanisë në fillim të majit, marrëdhëniet janë përmirësuar dukshëm. Është e pritshme që bashkëpunimi mes Berlinit dhe Uashingtonit të thellohet gjatë mandatit të presidenti Trump, pavarësisht disa dallimeve politike dhe faktit që presidenti amerikan mbetet një figurë kontroverse në Gjermani.

Siguria rajonale

Pa dyshim, një nga faktorët kryesorë që po nxit afrim është ndryshimi i perspektivave të Uashingtonit dhe Berlinit për sigurinë transatlantike. Kancelari Merz udhëheq një koalicion të brishtë të majtë-djathtë, por ekziston një konsensus i përgjithshëm për mbështetjen e Ukrainës, një NATO të fortë dhe angazhime substanciale për mbrojtje.

Ndërkohë, nëse ka një mesazh të qartë dhe të paekuivok nga SHBA-të, ai është pritshmëria që evropianët të kontribuojnë shumë më tepër për mbrojtjen evropiane dhe të mbajnë barrën më të madhe në mbështetje të Ukrainës. Edhe pse këto qëndrime duket se përputhen mes dy qeverive, ekzistojnë ende pasiguri dhe pyetje nga të dyja palët.

Që përpara rizgjedhjes së tij, ekzistonin pretendime të vazhdueshme nga evropianët se SHBA-të kishin në plan të braktisnin NATO-n dhe Ukrainën duke akomoduar interesat ruse. Nga ana amerikane, kishte dyshime të vazhdueshme nëse anëtarët e NATO-s do të përmbushnin objektivat e mbrojtjes dhe do të mbështesnin iniciativën e Presidentit Trump për një armëpushim në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Të dy liderët vendosën shpejt besim dhe siguri se interesat e tyre përputheshin. Kancelari Merz ka qenë një përkrahës i fortë dhe i zëshëm i objektivave të mbrojtjes së NATO-s dhe ka shtyrë për rritje të ndjeshme në shpenzimet ushtarake të Gjermanisë. Nga ana tjetër, Presidenti Trump ka shprehur kënaqësi me vendimet e marra në samitin e NATO-s në qershor në Hagë.

Pas refuzimit të përpjekjeve të SHBA-së për një armëpushim nga presidenti rus Vladimir Putin, Presidenti Trump sinjalizoi synimin e tij për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar dhe ndëshkuar më tej regjimin rus.

Në korrik, qeveritë e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan një pakt të ndërsjellë mbrojtjeje, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh midis Gjermanisë dhe Francës po rritet. Për shumëkënd, kjo shihet si një plan rezervë i Gjermanisë për sigurinë në rast se SHBA tërhiqet nga angazhimet e saj në Evropë. Megjithatë, kjo duket më pak si një faktor në politikën gjermane dhe më shumë si një përpjekje e Berlinit për të riafirmuar rolin e vet tradicional gjatë Luftës së Ftohtë si një kontribuues dhe lider i rëndësishëm në mbrojtjen evropiane.

Në fakt, Uashingtoni ka mbështetur marrëveshjet bilaterale të sigurisë midis aleatëve të NATO-s (të cilat edhe SHBA-të i kanë), me qëllim forcimin e themelit të aleancës.

Disa zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se siguria evropiane nuk është më një ‘interes jetik’ i SHBA-së. Por kjo nuk duket se i shqetëson më zyrtarët gjermanë, të cilët i kushtojnë më pak rëndësi retorikës dhe më shumë veprimeve, si p.sh. pajisja e Ukrainës me sisteme armatimi apo riafirmimi i përkushtimit të SHBA-së ndaj NATO-s – veprime që e kanë forcuar dhe jo dobësuar strukturën parandaluese të Evropës.

Qëndrimi i Gjermanisë nuk është të akomodojë Presidentin Trump, por të përputhë forcat e dy vendeve.

Më tej, veprimet e Gjermanisë duket se pranojnë se në afat të shkurtër apo të mesëm nuk ka ndonjë mundësi reale për një sistem evropian mbrojtjeje që të zëvendësojë NATO-n – dhe se NATO nuk mund të ekzistojë pa SHBA-të. Qëndrimi i Gjermanisë është që të mos pajtohet me politikën e Trump-it, por të krijojë një përputhje mes forcave të të dy vendeve, ndoshta duke rikrijuar disa nga kushtet që e bënë atë një nga aleatët më të vlefshëm të Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë dhe një lider të njohur në sigurinë evropiane.

Një fushë ku bashkëpunimi do të thellohet ka të ngjarë të jetë sektori i mbrojtjes. Gjermania po kërkon të rrisë bazën e saj të industrisë së mbrojtjes për të kompensuar rënien e sektorit të prodhimit të automjeteve. Pjesa më e madhe e kësaj do të bëhet përmes bashkëprodhimit dhe partneritetit me entitete amerikane. Të dy vendet e shohin gjithnjë e më shumë një bazë të fortë prodhuese për mbrojtje si një shtyllë të rëndësishme të parandalimit konvencional ndaj kërcënimeve dhe agresionit të huaj.

Çështjet transatlantike dhe politika

Ka çështje kyçe për të cilat Kancelari Merz ka mbështetur politika që janë prej kohësh të preferuara nga Presidenti Trump dhe shumë prej mbështetësve të tij. Për shembull, qeveria e tij ka miratuar së fundmi politika më të ashpra ndaj imigracionit – një çështje kyçe për administratën Trump.

Merz ka mbështetur gjithashtu negociatat tregtare SHBA-BE, të cilat Presidenti Trump i cilësoi si ‘marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë’. Politikat energjetike të Gjermanisë po shkojnë drejt një rruge më pragmatike, të preferuar nga Uashingtoni. Mbështetja e Gjermanisë për Izraelin përputhet me qëndrimin e SHBA-së.

Edhe pse të dy liderët bien dakord në disa çështje thelbësore, mbeten dallime të mëdha politike midis partive të qendrës së djathtë gjermane dhe shumë konservatorëve amerikanë. Disa në lëvizjen konservatore amerikane argumentojnë se e ardhmja e bashkëpunimit transatlantik varet nga një përputhje më e ngushtë mes së djathtës në SHBA dhe asaj në Evropë. Megjithatë, mbështetja nga amerikanët për populistët evropianë shqetëson disa evropianë – përfshirë edhe partitë e qendrës së djathtë si CDU-ja e kancelarit Merz.

Ky tension u bë më i qartë gjatë zgjedhjeve të fundit kombëtare në Gjermani dhe Rumani, ku disa konservatorë amerikanë – përfshirë Zëvendëspresidentin JD Vance dhe ish-këshilltar