Teliti: Shqipëria e miliardave... Shqipëria e të harruarve

Këshilltari për Cështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, reagon me shifra krahasimore me Kosovën mbi braktisjen financiare që i bëhet 63 mijë familjeve në nevojë.

Më poshtë statusi i Telitit:

SHQIPËRIA E MILIARDAVE...SHQIPËRIA E TË HARRUARVE.

Shqipëria me 8.2 miliardë € buxhet: 70 € ndihmë ekonomike për familje.

Kosova me 3.6 miliardë € buxhet: jep 2.7 herë më shumë, plot 191 euro për familje.

Pra, sa më i madh buxheti, aq më i vogël kujdesi për njerëzit...një formulë “shqiptare” që edhe arithmetikën e bën me turp. 📉

Ironia? Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël gjen forcë për qytetarët e saj, ndësa Shqipëria me miliardat e saj…gjen arsye për t’i harruar.

Kjo është pasqyra e vërtetë: shtresat në nevojë në Shqipëri shpeshherë trajtohen thjesht si statistika ne fletëpalosjet e fushatave.