Tefik Osmanit i besohet posti i rëndësishëm në FSHF

Tefik Osmani duket se ka hequr dorë nga posti i drejtorit sportiv, teksa së fundmi ka marrë një post të rëndësishëm në Federatën Shqiptare të Futbollit. Bëhet fjalë për detyrën e kryeskautit.

Korçari do të zërë vendin e Ardi Beharit, që pritet të emërohet në një sektor tjetër po brenda këtij institucioni. 

Në këtë mënyrë tashmë për Tefik Osmani nis një karrierë e re, jo më si pjesë e klubeve por në institucionin më të lartë të futbollit shqiptar.

Detyra e tij është shumë e rëndësishme sepse ka të bëjë me zbulimin e talenteve në vende të ndryshme të botës të cilët mund të bëhen pjesë e ekipeve tona kombëtare.

Pas largimit nga Vllaznia, u përfol se Tefik Osmani mund të merrte postin e drejtorit sportiv në disa prej ekipeve të Superiores teksa emri i tij doli tek Flamurtari, Teuta, Vora e më së shumti tek Tirana, por në fakt asnjëra prej tyre nuk u realizua.