EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Greqi, pritet ekstradimi drejt vendit tonë
35-vjeçari Fatjon Shabanaj u arrestua nga policia greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, pasi ishte në kërkim për një tentativë vrasjeje.
Mediat greke bënë të ditur se operacioni për arrestimin e tij u zhvillua mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas.
Shabanaj mësohet se ishte në kërkim për ngjarjen e majit 2021, kur në fshatin Poshnjë të Beratit u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj.