SYRI TV/ Zjarri djeg pallatet në Lushnje dhe Dibër, tymi mbyt katet, banorët të bllokuar

Një zjarr në panelin elektrik të një pallati në lagjen ‘Çlirimi’, në Lushnje për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi. 4 persona u asfiksuan dhe patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, ndërsa shumë të tjerë mbetën të bllokuar. Për ti ardhur në ndihmë, u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërkohë që disa persona, për shkak të bllokimit të shkallëve, dolën nga dritaret e banesave të tyre. Edhe në Dibër një zjarr përfshiu një pallat në qytetin e Peshkopisë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar

4 persona mbetën të bllokuar dhe asfiksuar nga tymi si pasojë e zjarrit të rënë në një pallat në bllokun e banimit në lagjen ‘Çlirimi’, në Lushnje. Kabina elektrike ne katin e pare te pallatit u perfshi nga flaket duke u shkumbuar te gjithe kabujt elektrike. Te gjitha katet u mbushen me tymin e rende, me disa banorë që mbeten te bllokuar ne apartamentet tyre. Ne pamundesi per te dale nga shkallet e pallatit, disa prej tyre kane dale nga dritaret e baneses dhe jane evakuuar nga shërbimet zjarrfikës. Banorët të cilët shfaqën probleme me frymëmarrjen u shoqeruan ne spital per ndihme mjekesore dhe me pas u larguan për në banesë. Nga zjarri nuk ka dëme në asnjë banesë,  nderkohe që i gjithë pallati eshte pa energji elejktrike si pasoje e djegies se panelit elektrik. Banorët tregojnë momentet e tmerrit qe përjetuan gjatë orëve të zjarrit.

Ndërkohë një tjetër pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë orëve të natës në qytetin e Peshkopisë. Zjarri fillimisht ra në në një apartament ne katin e 4, por flaket më pas janë përhapur, duke djegur edhe disa apartamente te tjera qe ndoheshin ne kete kat.  Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje, duke evakuuar fillimisht banorët, e më pas bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk raportohet per te lenduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkakut te zjarrit.