Aksident në punë/ 39 vjeçari bie nga lartësia, po punonte në koshin e një mjeti industrial
Një 39 vjeçar punëtor ka rënë nga lartësia duke punuar në një kosh të një mjeti industrial. Aksidenti në punë është shënuar në Tiranë.
Janë proceduar penalisht administratori dhe drejtuesi i mjetit, ndërkohë i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. I., 50 vjeç dhe D. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme shtetasi S. L., 39 vjeç, ka rënë nga lartësia duke punuar në një kosh të një mjeti industrial i firmës me administrator 50-vjeçarin dhe drejtues mjeti 51-vjeçarin. Aktualisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve" informoi sot policia e Tiranes.